Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Samsung dërgon përditësimet e sigurisë së Shtatorit

Përditësimi i cili është i disponueshëm në Evropë adreson rreth 20 probleme sigurie përfshirë një me të cilin hakerët mund të bënin thirrje emergjence në distancë.

Samsung lëshoi përditësimin e sigurisë së Shtatorit për seritë Galaxy S22. Duke qenë se janë flagshipë, ju mund të mendoni se S22 është telefoni i parë që e merr një përditësim të tillë.

Por nuk është i tillë rasti sepse Samsung e ka dërguar tashmë për Galaxy S21, S20 FE, Note 20 dhe madje A52s.

Përditësimi më i fundit i sigurisë ka versionin S90xBXXS2AVHD në S22+ ndërsa S908BXXU2AVI3 në S22 Ultra.

Përditësimi i cili është i disponueshëm në Evropë adreson rreth 20 probleme sigurie përfshirë një me të cilin hakerët mund të bënin thirrje emergjence në distancë.

Është 200MB dhe nuk përmban funksionalitete të reja. Nëse jeni përdorues i S22 mund ta shkarkoni duke shkuar në Settings » Software update dhe klikuar Download and install.

Samsung pritet ta bëjë të disponueshëm në më shumë vende të botës në ditët në vijim. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 16%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

White Shark Gaming Chair Monza

33,490 L
Kurseni: 6,500 L
- 50%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 50%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Mi Casual Daypack

990 L
Kurseni: 1,000 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Ninebot Max Sport Balance

64,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 52%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,990 L
Kurseni: 14,000 L