Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Samsung Electronics vazhdon të jetë lider në tregun global të TV për 18 vjet rresht

Në CES 2024, Samsung Electronics lançoi procesorin novator NQ8 AI Gen3, duke paralajmëruar fillimin e epokës së ekranit AI. Përparimi në çipat dhe aftësitë më të fundit do të ripërcaktojnë fushën e televizorit inteligjent, duke integruar AI të sofistikuar të mundësuar nga Tizen OS për të vendosur ekranet e AI si qendër të inovacionit të shtëpisë inteligjente.

Samsung Electronics vazhdon të jetë lider në tregun global të TV për 18 vjet rresht

Samsung Electronics ka treguar edhe një herë dominimin e tij në tregun global të TV, duke shënuar një lidership të paprecedentë 18-vjeçar në krye të industrisë.

Kompania e kërkimit të tregut Omdia raportoi se Samsung ka arritur të ketë një pjesë prej 30.1% të tregut global të televizorëve në 2023, duke përforcuar statusin e tij si lider në industri që nga viti 2006. Ky sukses vjen kryesisht për shkak të fokusit strategjik të kompanisë në kategoritë e televizorëve premium dhe me ekran të madh, përfaqësuar nga modelet e tij më të fundit QLED dhe OLED.

Që nga fillimi i tij në 2017, linja e televizorëve QLED të Samsung, duke përfshirë modelet më të fundit Neo QLED, ka tejkaluar shitjet prej 40 milionë pajisjesh. Vetëm në vitin 2023, formacioni QLED arriti një shifër shitjesh prej 8.31 milion pajisjesh.

Samsung tregoi një lidership të dukshëm dhe të patundur në sektorin e televizorëve premium – veçanërisht për televizorët mbi 75 inç dhe me çmim mbi 2,500 dollarë. Kompania ka mbërthyer një pjesë mbresëlënëse, prej 60.5% të tregut, për sa i përket shitjeve të televizorëve me çmim mbi 2500 dollarë, duke ruajtur gjithashtu një epërsi me 33.9% shitje për televizorët mbi 75 inç. Përveç kësaj, falë shitjeve të fuqishme të modeleve 98 inç, televizorët mbi 90 inç kanë ruajtur epërsinë me 30,4% të tregut.

Duke u mbështetur në suksesin në tregun e televizorëve ultra të mëdhenj dhe të nivelit të lartë, Samsung ka bërë gjithashtu përparime të rëndësishme në sektorin OLED. Linja e televizorëve OLED të Samsung, regjistroi 1.01 milion njësi të shitura në 2023, duke kapur 22.7% të tregut. Me linjën e zgjeruar të OLED në 2024, pjesa e tregut e dominuar nga Samsung në sektorin OLED parashikohet të rritet në 2024.

“Ne jemi krenarë që jemi njohur si lider në treg në sektorin global të televizorit për 18 vjet rresht, një dëshmi e besimit dhe besnikërisë së qëndrueshme që klientët tanë kanë drejt Samsung,” tha SW Yong, President dhe Drejtues i Biznesit të Ekranit Vizual në Samsung Electronics. “Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të avancuar industrinë, duke shkuar përtej cilësisë së jashtëzakonshme të figurës për të ofruar përvoja më kuptimplota dhe të vlefshme.”

Në CES 2024, Samsung Electronics lançoi procesorin novator NQ8 AI Gen3, duke paralajmëruar fillimin e epokës së ekranit AI. Përparimi në çipat dhe aftësitë më të fundit do të ripërcaktojnë fushën e televizorit inteligjent, duke integruar AI të sofistikuar të mundësuar nga Tizen OS për të vendosur ekranet e AI si qendër të inovacionit të shtëpisë inteligjente.

Viti 2024 do të jetë një vit tjetër i risive të rëndësishme për Samsung. Me përparimet në procesorët dhe veçoritë më të fundit të AI, Samsung është në rrugën e duhur për të transformuar më tej mënyrën si njerëzit argëtohen në shtëpi dhe për të vendosur standarde të reja në industrinë e TV.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 33%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lobod 32″ Smart TV HD

11,990 L
Kurseni: 6,000 L
- 32%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lobod 42″ Smart TV FHD

16,990 L
Kurseni: 8,000 L
- 33%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

TV Lobod 32″ HD

9,990 L
Kurseni: 5,000 L
SAPO ERDHI

TV Xiaomi Q2 55″

69,990 L
 
SAPO ERDHI

TV Xiaomi Q2 65″

79,990 L