Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung prezanton zyrtarisht One UI 5.0

Kompania tha se përditësimi është gati të largohet nga fazat beta për të debutuar në kanalet stabile së shpejti.

Samsung prezanton zyrtarisht One UI 5.0

Pas disa javësh testime përmes versioneve beta, One UI 5.0 bazuar në Android 13 u prezantua zyrtarisht nga Samsung në konferencën e zhvilluesve Samsung Developers Conference 2022.

Kompania tha se përditësimi është gati të largohet nga fazat beta për të debutuar në kanalet stabile së shpejti.

Samsung deri më sot ka lançuar versione beta të One UI 5.0 për seritë Galaxy S22 në disa tregje. Ende nuk ka informacione nëse beta e katërt do të jetë e fundit përpara se të ofrohet për të gjithë përdoruesit.

Kompania konfirmoi se One UI 5.0 do të debutojë në fund të këtij muaji për Galaxy S22. Disa prej ndryshimeve të One UI 5.0 janë në ndërfaqe por edhe në brendësi të sistemit operativ.

Është përmirësuar ndërfaqja e ekranit të kyçjes, zgjeruar paleta e ngjyrave, përmirësuar lejet e njoftimeve, përmirësuar animacionet, widgets etj.

Vetë Samsung nuk ka ndarë informacione se çfarë të rejash do të sjeë One UI 5.0 dhe detajet vinë kryesisht nga kanalet e testimit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L