Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung shënon rekord me memorien e cila do të vijë në Galaxy S23

Bashkëpunimet e ngushta mes dy gjigantëve të harduerit si Samsung dhe Qualcomm kanë prodhuar disa prej avancimeve më të shquara në teknologjisë mobile.

Samsung shënon rekord me memorien e cila do të vijë në Galaxy S23

Samsung tha se ka arritur shpejtësi transferimi prej 8.5Gbps përmes memories RAM LPDDR5X prej 14-nanometër mbi një platformë Snapdragon të Qualcomm, një kombinim që me shumë gjasa do të gjejë rrugën në linjën Galaxy S23 vitin e ardhshëm.

Gjiganti Korean i elektronikës pretendon se kjo është shpejtësia më e lartë e arritur në industrinë mobile. DRAM (Dynamic Random Access Memory) është një lloj çipi i vendosur pranë procesorit dhe siguron akses të shpejtë të dhënash krahasuar me memoriet si hardisqet dhe SSD-të.

Samsung thotë se nivelet e reja të performancës i hapin rrugë aplikimit të teknologjisë në 5G, inteligjentë artificiale dhe metaverse. Nuk është hera e parë që Samsung thyen një rekord pasi e kishte bërë më përpara me shpejtësinë e transferimit prej 7.5Gbps në Mars të 2022.

Bashkëpunimet e ngushta mes dy gjigantëve të harduerit si Samsung dhe Qualcomm kanë prodhuar disa prej avancimeve më të shquara në teknologjisë mobile.

Procesori Snadragon mbetet më popullori nëindustrinë mobile ku kjo markë kontrollon 29% të tregut. MediaTek është lideri i qartë me 39% të tregut ndërsa Apple ka 14%.

“Integrimi i kësaj teknologjie do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesit dhe të përmirësojë performancën në mobile, gaming, kamera dhe aplikimet IA,” tha Qualcomm. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 48%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,290 L
Kurseni: 1,200 L