Administrata e presidentit Amerikan Joe Biden është përpjekur të bashkëpunojë me Kinën në disa problematika me synimin për të shmangur keqkuptimet mes dy rivalëve.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina u takuan në Gjenevë për të diskutuar për inteligjencën artificiale ditën e Marte ndërsa zyrtarët Amerikanë thanë se politikat e Uashingtonit nuk negociohen me bisedimet të cilat ishin të përqendruara tek ulja e rreziqeve nga kjo teknologji në rritje.
Administrata e presidentit Amerikan Joe Biden është përpjekur të bashkëpunojë me Kinën në disa problematika me synimin për të shmangur keqkuptimet mes dy rivalëve.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm Kinez Wang Yi hodhën për diskutim temën e inteligjencës artificiale mes dy vendeve gjatë një takimi në Pekin në Prill ku ranë rakord të mbanin takime bilaterale për këtë subjekt.
Departamenti Amerikani Shtetit i bëri thirrje Kinës dhe Rusisë që së bashku të binin dakord se inteligjenca artificiale nuk do të merrte asnjëherë vendim për armët bërthamore.
Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale nga Kina në sektorët ushtarakë, sigurisë kombëtare edhe në përdorim civil, është parë me shqetësim nga SHBA-ka dhe aleatët.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë