Është ndërtuar mbi procesin 4-nanometër me konfigurim bërthamash 1+4+3 me një bërthamë prime Cortex-X4 3.0Ghz, katër bërthama performance 2.8Ghz dhe tre bërthama efikasiteti prej 2.0Ghz.
Nëse nuk jeni i interesuar për një smartfonë të rangut të mesëm por nuk dëshironi të paguani çmimin e një flagshipi të vërtetë, Qualcomm ka një zgjidhje.
Kompania prezantoi çipin Snapdragon 8s Gen 3 i cili ofron funksionalitete të një flagshipi megjithatë performanca është më e ulët sesa Snapdragon 8 Gen 3.
Është ndërtuar mbi procesin 4-nanometër me konfigurim bërthamash 1+4+3 me një bërthamë prime Cortex-X4 3.0Ghz, katër bërthama performance 2.8Ghz dhe tre bërthama efikasiteti prej 2.0Ghz.
Modeli Snapdragon 8 Gen 3 ka konfigurim 1+5+2 ku variant “s” ndërron një bërthamë performance për një efikasiteti.
Bërthama prime Cortex-X4 në Snapdragon 8 Gen 3 ka frekuencë më të lartë prej 3.4Ghz.
Çipi përdor një modem 5G të gjeneratës së kaluar X70 edhe pse ende ofron mbështetje për Wi-Fi. Gjithashtu përdoruesit marrin ray-tracing për lojëra që do të duken më reale.
Përfshin mbështetje për modelet AI me deri në 10 miliardë parametra si Gemini Nano por i mungojnë disa funksionalitete AI.
Ky çip shton një nën kategori në linjën e Qualcomm dhe mund të përdoret në pajisje si OnePlus 12R në vend të përdorimit të një çipi të gjeneratës së kaluar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë