Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Sony arrin objektivin tjetër rekord me konsolën PS5

Është një shifër e jashtëzakonshme duke pasur në konsideratë sasinë e kufizuar të PS5 kur konsola doli në shitje në Nëntor të 2020-ës.

Sony arrin objektivin tjetër rekord me konsolën PS5

Mbi 50 milionë PlayStation 5 janë shitur që kur konsola u prezantua tre vite më parë konfirmoi Sony përmes një postimi në blog.

Është një shifër e jashtëzakonshme duke pasur në konsideratë sasinë e kufizuar të PS5 kur konsola doli në shitje në Nëntor të 2020-ës.

Për të arritur 50 milionë njësi të shitura, PS5 ju desh një javë më shumë sesa PlayStation 4 që nuk u përball me problemet e njëjta të zinxhirëve të furnizimit që vuajti pasardhësi gjatë pandemisë.

Sony gjithashtu ka shitur 3 herë më shumë konsola se Microsoft me Xbox Series X dhe S sipas Financial Times. Ndërsa Microsoft nuk publikon shifra të shitjeve të Xbox, firma analitike Ampere Analysis përllogariti se Microsoft ka shitur 7.6 milionë konsola ndërsa shitjet e Sony shpërthyen duke u rritur me 65 përqind në 22.5 milionë njësi të shitura.

Nuk është aspak çudi të shohim kërkesën e lartë për PS5. Sony ka investuar në lojëra të fundit si Spider-Man 2 apo God of War Ragnarok ndërsa Microsoft është përpjekur të bëjë diçka me Halo Infinite dhe Redfall.

Megjithatë objektivi i Microsoft është tjetër. Gjiganti i Windows është i përqendruar në abonimet për Xbox Game Pass ku lojtarët mund të luajnë në cloud ose PC. 

Copyright: © PCWorld Albania