Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Sony PlayStation 5 Pro do të jetë deri në 3 herë më i shpejtë

Imazhet nga dokumentet teknike zbulojnë performancë prej 67 teraflops e cila është 45 përqind më e lartë sesa PS5. Aktualisht PS5 ka një performancë prej 10.28 teraflops.

Sony PlayStation 5 Pro do të jetë deri në 3 herë më i shpejtë

Raportohet se Sony është duke punuar në një model PlayStation 5 Pro që ka një grafikë shumë më të fuqishme deri në 3 herë për procese të caktuar krahasuar me modelet ekzistuese PS5.

YouTuberi Moore’s Law is Dead  pretendon s eka qasje në një dokument teknik për PS5 Pro që bart emrin e koduar Trinity ndërsa Insider Gaming raporton se informacionet e rrjedhura prej tij janë të sakta dhe konsola pritet të debutojë në fund të 2024.

Imazhet nga dokumentet teknike zbulojnë performancë prej 67 teraflops e cila është 45 përqind më e lartë sesa PS5. Aktualisht PS5 ka një performancë prej 10.28 teraflops.

Grafikat e PS5 janë zhvilluar nga AMD dhe teknikisht është një Radeon RX 6700. Me PS5 Pro siç duket kompania ka implementuar arkitekturën e fundit RDNA 3 të AMD dhe zëvendësuar me RX 7800 XT.

PS5 mund të sjellë 3 herë më shumë performancë ray-tracing gjithashtu. PS5 Pro thuhet se do të ketë të njëjtin procesor me frekuencë të lartë prej 3.85Ghz të modelit PS5.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Sony F1® 23 PS5

7,990 L
 
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Slim

46,990 L
Kurseni: 3,000 L