Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

SU7: Çdo gjë që duhet të dini rreth makinës elektrike të Xiaomi

Do të kalojnë edhe disa muaj përpara se Xiaomi të zbulojë çmimet e makinave por pretendimet e kompanisë kanë filluar tashmë me SU7 Max i aftë të përshkojë 800km me një karikim të vetëm.

SU7: Çdo gjë që duhet të dini rreth makinës elektrike të Xiaomi

Xiaomi, një markë Kineze emri të cilës është bërë sinonim me smartfonët buxhetorë, ka vendosur të bëjë bujë të madhe me makinën e saj të parë elektrike.

Prezantuar në Pekin ditën e Enjte, Xiaomi SU7 është një sedan i bazuar në Arkitekturën Modena të kompanisë me motorë elektrikë që kompania i quan Hyperengine dhe që prodhojnë deri në 21,000 rpm.

Linja vjen në dy variante: me motor të dyfishtë dhe të gjitha rrotat aktive SU7 Max dhe me një motor të vetëm me rrotat pasme aktive SU7.

Do të kalojnë edhe disa muaj përpara se Xiaomi të zbulojë çmimet e makinave por pretendimet e kompanisë kanë filluar tashmë me SU7 Max i aftë të përshkojë 800km me një karikim të vetëm.

Ky i fundit ka një përshpejtim nga 0 në 100km/h për 2.78 sekonda që sipas kompanisë mjafton të të mundur Tesla Model S dhe Porsche Taycan Turbo. Një gjë e tillë është e mundur falë baterisë CATL 101kWh 800V. Mund të bëjë 220km me vetëm 5 minuta karikim, 390km me 10 minuta karikim dhe 510km me 15 minuta karikim.

Modeli bazë ofron vetëm karikim 400V për baterinë më të vogël prej 73.6kWh dhe distancë prej 668km me një karikim të vetëm.

Për të bërë të mundur këtë projekt Xiaomi punësoi talente nga industria e makinave tha CEO Lei Jun. Tianyuan Li, i cili vinte nga BMW dhe ishte përgjegjës për konceptet iX dhe iVision të kompanisë e ofroi veten për ekipin e dizajnit të makinave Xiaomi.

Li-së ju bashkua edhe James Qiu, i cili kishte punuar më herë në dizajnin Vision EQXX të Mercedes-Benz.

SU7 ka të njëjtën madhësi me BMW 5 Series me lartësi prej 1440mm, gjerësi prej 1963mm dhe gjatësi prej 4997mm. Vjen në tre opsione ngjyrash: blue, gri dhe ullinjtë.

Siç ishte lënë të kuptohet SU7 ofron sistemin infotainment bazuar në HyperOS dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 8295 i Qualcomm dhe duhen vetëm 1.49 sekonda për tu ndezur.

Përdoruesit mund të aksesojnë median, të ndryshojnë pozicionin e ndenjësve e të kontrollojnë elektroshtëpiaket Xiaomi përmes ekranit qendror 16.1-inç 3K. Ekrani mundëson ndarjen e tij në tre dritare të ndryshme e përdoruesit mund të paraqesin ekranin e smartfonit në të.

Makina ka 23 altoparlantë Dolby Atmos. Ashtu si Volkswagen, Xiaomi vendosi të mbajte disa butonë fizikë në makinë siç është kontrolli i klimës. SU7 do të ketë edhe aftësi autonome falë platformës Xiaomi Pilot që fuqizohet nga dy procesorët Nvidia drive Orin dhe disa sensorë.

Në mesin e sensorëve është një LiDAR i montuar në krye me shikueshmëri prej 200M dhe saktësi prej 0.1 që do të thotë identifikim edhe i pengesave dhe objekteve më të holla në rrugë.

Xiaomi pretendon se sensorët e makinës mund tu përgjigjen edhe kushteve të vështira klimatike si dëbora apo shiu. Lei shtoi se kompania e tij do të kryejë testimet e para autonome në 100 qytete në mbarë Kinën deri në fund të 2024.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L
 
- 28%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,290 L
Kurseni: 1,700 L