Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Surface Laptop 5 është një përditësim minimal e laptopëve të Microsoft për masat

Si rezultat laptopi sjell gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel me mbështetje për portat Thunderbolt 4 dhe teknologjinë Wi-Fi 6.

Surface Laptop 5 është një përditësim minimal e laptopëve të Microsoft për masat

Pas një viti e gjysmë në treg, Microsoft sot rifreskoi linjën e laptopëve për masat me Surface Laptop 5. Sistemet e këtij lloji do të jenë të disponueshme në konfigurimet 13.5-inç dhe 15-inç me çmime që fillojnë nga 1000 dhe 1200 dollarë respektivisht.

Ndryshimet nuk janë të shumta për Surface Laptop 5. Në vend që të mbështesë procesorët AMD dhe Intel, e tërë linja tashmë do të bazohet në platformën Intel Evo.

Si rezultat laptopi sjell gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel me mbështetje për portat Thunderbolt 4 dhe teknologjinë Wi-Fi 6.

Risi e këtij modeli është ekrani PixelSense i cili vjen me Dobly Vision IQ. Rezolucionet për modelet 13.5-inç dhe 15-inç janë po të njëjtat prej 2256×1504 dhe 2496×1664 piksel.

Specifikat e përgjithshme shkojnë deri në 32GB RAM dhe 1TB memorie së bashku me grafikat e integruara Iris. Përdoruesit do të përfitojnë edhe disa prej komponentëve tradicionalë si kamera Ir për Windows Hello së bashku me kamerën 720p, dy mikrofonë dhe altoparlantë Omnisonic me Dolby Atmos.

Jetëgjatësia e baterisë është e ngjashme me paraardhësinë duke premtuar deri në 18 orë jetëgjatësi bateri për modelin 13-inç dhe 17 orë për modelin 15-inç.

Me përjashtim të procesorëve të rinj, është një rifreskim minimal krahasuar me paraardhësin. Surface Laptop 5 do të jetë i disponueshëm për porositje nga dita e sotme dhe në shitje prej 25 Tetorit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: