TikTok shpreson që njerëzit do të përdorin aplikacionin për të ndarë momentet e tyre të veçanta përmes fotove.
TikTok lançoi ditën e sotme TikTok Notes, aplikacionin e ri të fotografive për të konkurruar me rivalin Instagram. Përdoruesit të cilët ndajnë fotot e tyre mund ti përshkruajnë përmes titujve dhe titrave.
“Jemi në fazat e para të eksperimentimit me një hapësirë të dedikuar për foto dhe tekst me TikTok Notes,” shkruante kompania në rrjetin social X.
“Duke filluar nga dita e sotme, TikTok Notes është i disponueshëm për shkarkim vetëm në Australi dhe Kanada.”
TikTok shpreson që njerëzit do të përdorin aplikacionin për të ndarë momentet e tyre të veçanta përmes fotove. Edhe pse aktualisht është i disponueshëm vetëm në Australi dhe Kanada, aplikacioni TikTok Notes është shfaqur në App Store dhe Play Store duke sugjeruar se debutimi është shumë pranë për të gjithë.
Me aplikacionin e ri TikTok po synon jo vetëm të rivalizojë Instagram, por edhe ta tejkalojë atë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë