Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Ubuntu 24.04 LTS rimodelon instalimin dhe eksperiencën me aplikacionet

Por çfarë ka të re në Ubuntu 24.04? Shumë gjëra, sidomos nëse jeni prej atyre që i qëndron versioneve LTS të sistemit operativ.

Ubuntu 24.04 LTS rimodelon instalimin dhe eksperiencën me aplikacionet

Versionet beta së bashku me debutimin final të Ubuntu 24.04 u shtynë në mënyrë të vazhdueshme ndërsa Canonical punoi që prej fillimit të muajit Prill për të rindërtuar çdo binar të këtij versioni.

Xz Utils, një pako e kompresimit të të dhënave në sistem Unix, ishte kompromentuar përmes një sulmi “supply-chain” zbuluar vetëm sepse një inxhinier i Microsoft vuri re disa sjellje të çuditshme me performancën e SSH në sistemin Debian.

Ubuntu së bashku me çdo platformë tjetër që përditësohet në mënyrë të rregullt, u gjendën përballë një gare me kohën.

Por çfarë ka të re në Ubuntu 24.04? Shumë gjëra, sidomos nëse jeni prej atyre që i qëndron versioneve LTS të sistemit operativ.

Ndryshimi më i madh është një instalues i ri i cili përdorur të njëjtin back-end Subiquity si versionet për Server së bashku me një front-end plotësisht të ridizajnuar në Flutter.

ZFS rikthehet si formati kryesor enkriptimit së bashku me enkriptimin harduerik (TPM) të plotë të diskut së bashku me më shumë udhëzimet për ata që pëlqejnë të kenë një setup “Dual-Boot” së bashku me Windows dhe Bitlocker.

Netplan 1.0 është mjeti kryesor i konfigurimit të rrjeti tashmë dhe opsion kryesor i instalimit është “Minimal” si në versionin 23.10.

Edhe Raspberry Pi mori vëmendje në këtë version me një edicion 24.04 (vetëm 64-bit) për bordin shumë popullor përfshirë modelin e fundit Pi 5. Mund të prisni performancë të shtuar me driverat grafik të Raspberry Pi.

Canonical thotë që të instaloni Ubuntu 24.04 duhet të keni një procesorë të paktën me dy bërthama 2Ghz, 4GB RAM dhe 25GB hapësirë disku.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Acer Aspire 5 15.6″, 16GB, 512GB, Core i7

69,990 L
Kurseni: 10,000 L