Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

WhatsApp lançon mesazhet zanore që fshihen pas dëgjimit

WhatsApp bëhet aplikacioni më i fundit që prezanton mesazhe zanore që fshihen automatikisht pasi të jenë dëgjuar.

WhatsApp lançon mesazhet zanore që fshihen pas dëgjimit

Kur Snapchat prezantoi nocionin e “përmbajtjeve kalimtare” për masat një dekadë më parë, aty filloi edhe komunikimi me mesazhe që vetëshkatërrohen.

U shfaqën disa klone si Poke, Wickr, Confide, Hash por shumica e tyre kompanive dështuan edhe pse ideja në fjalë pati sukses.

WhatsApp bëhet aplikacioni më i fundit që prezanton mesazhe zanore që fshihen automatikisht pasi të jenë dëgjuar.

Ky funksionalitet ekziston tashmë për fotot dhe mesazhe, por kjo është hera e parë që aplikohet për mesazhet zanore. Ndërfaqja është e thjeshtë. Mjafton të përzgjidhni opsionin “View Once” dhe të krijoni një mesazh zanor.

Do të vetëfshihet pasi marrësi ta ketë dëgjuar. Jo vetëm që mund të konsiderohet një mënyrë argëtuese, por gjithashtu përmirëson privatësinë në rastin e regjistrimeve audio të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme.

Megjithatë WhatsApp inkurajon përdoruesit që ta shfrytëzojnë këtë funksionalitet vetëm me njerëz të cilëve ju besojnë duke qenë se ekzistojnë mënyra për të kapur informacionin.

Për shembull përdoruesit Android mund të regjistrojnë ekranin ndërsa dëgjojnë një mesazh zanor që vetëfshihet për ta kapur atë.

Mjeti do të ofrohet globalisht në ditët në vijim. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: