Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

WhatsApp përgatit dizajnin e ri pa ngjyra në Android

Përdoruesit provuan një shije të dizajnit të ri javën e kaluar kur u lançua shiriti i ri i navigimit që tani gjendet në fund të ekranit.

WhatsApp përgatit dizajnin e ri pa ngjyra në Android

WhatsApp ka qenë një lider në hapësirën e komunikimit prej mëse një dekade, dhe ndërsa është kritikuar vazhdimisht për mungesën e disa funksionaliteteve që gjendeshin në rivalët si Telegram dhe Signal, përgjatë vitit të kaluar ka fituar terren në këtë drejtim.

U lançuan komunitetet, kanalet e transmetimit dhe statuset. Tani kompania po punon me dizajnin ku ka ngelur pas në vitet e fundit.

Përdoruesit provuan një shije të dizajnit të ri javën e kaluar kur u lançua shiriti i ri i navigimit që tani gjendet në fund të ekranit.

Në kanalin beta WhatsApp po teston një pamje krejtësisht të re, një dizajn pa ngjyrën e jeshile ku e bardha tashmë është dominuese.

Këto ndryshime vizuale kanë qenë prej muajsh në testim ndërsa së fundi erdhën për të gjithë përdoruesit në kanalin beta.

Shiriti në krye të aplikacionit nuk është më jeshil por në ngjyrë të bardhë siç mund ta shikoni edhe nga imazhet e publikuara. Ky ndryshim i bën shiritat në krye dhe fund të aplikacionit më konsistent me njëri-tjetrin për nga dizajni.

Duke qenë se ky dizajn i ri është dërguar në kanalin beta, lançimi i tij për të gjithë përdoruesit duket çështje kohe.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S21 Plus 5G

28,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20

19,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

19,990 L49,100 L