Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Yahoo blen teknologjinë e aplikacionit AI të lajmeve Artifact

Yahoo planifikon ta përdorë teknologjinë e Artifact për të rekomanduar lajme në shërbimin e saj Yahoo News i cili ka 185 milionë lexues në muaj.

Yahoo blen teknologjinë e aplikacionit AI të lajmeve Artifact

Yahoo ka qenë një lojtar madhor në industrinë e lajmeve dhe tani ka vendosur të investohet më shumë në këtë drejtim.

Kompania vendosi të blejë startupin AI të lajmeve Artifact, konfirmuan Yahoo dhe startupi në fjalë. Kushtet e marrëveshjes nuk u bënë publike dhe Yahoo vetëm bleu teknologjinë e Artifact.

Bashkëthemeluesit e Instagram Mike Krieger dhe Kevin Systrom lançuan Artifact në Janar të 2023. Startupi inovativ përdorte teknologjinë AI për të ofruar përmbajtje të kuruara sipas sjelljes së përdoruesit në aplikacion.

Ndërsa fillimisht tërhoqi vëmendje, dështoi të krijonte një popullaritet dhe Krieger dhe Systrom vendosën ta mbyllin biznesin në Janar të 2024 duke thënë se tregu nuk është mjaftueshëm i madh sa të justifikojë investimin.

Lajmi nuk u prit mirë nga përdoruesit e Artifact të cilët ishin mësuar me aplikacionin dhe teknologjinë AI për të lexuar lajme që ju interesonin.

Yahoo planifikon ta përdorë teknologjinë e Artifact për të rekomanduar lajme në shërbimin e saj Yahoo News i cili ka 185 milionë lexues në muaj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L