Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

YouTube kërkon që krijuesit të tregojnë përmbajtjet e gjeneruara nga AI

Kjo është bërë me qëllim që përdoruesit të mos marrin një video sintetike si reale ndërsa mjetet e AI gjeneruese po e bëjnë dita ditës të vështirë të kuptohet çfarë është reale dhe çfarë jo.

YouTube kërkon që krijuesit të tregojnë përmbajtjet e gjeneruara nga AI

YouTube do tu kërkojë krijuesve të njoftojnë shikuesit kur një përmbajtje është krijuar me inteligjencë artificiale njoftoi kompania ditën e Hënë.

Platforma do të prezantojë një mjet të ri në Creator Studio ku ju kërkon krijuesve të zbulojnë përmbajtje të cilat janë krijuar nga AI gjeneruese por që shikuesit mund ti marrin si të vërteta.

Kjo është bërë me qëllim që përdoruesit të mos marrin një video sintetike si reale ndërsa mjetet e AI gjeneruese po e bëjnë dita ditës të vështirë të kuptohet çfarë është reale dhe çfarë jo.

YouTube thotë se politika e re nuk kërkon që krijuesit të zbulojnë përmbajtje që është qartësisht joreale ose e animuar, si p.sh. dikush që kalon njëbrirësh nëpër një botë fantastike.

Gjithashtu nuk kërkon që krijuesit të zbulojnë përmbajtje që përdor AI gjeneruese për mbështetje gjatë punimit, si gjenerimi i skripteve ose titrat automatike.

Përkundrazi YouTube po vendos në shënjestër video të cilat kanë paraqitje thuajse reale të një njeriu por që nuk janë të vërteta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

102,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L