Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Zuckerberg thotë se WhatsApp është më i sigurtë se iMessage

Një imazh i tretë ka sfond të bardhë dhe etiketën “Private Bubble” për të karakterizuar WhatsApp dhe funksionet e saj të privatësisë.

Zuckerberg thotë se WhatsApp është më i sigurtë se iMessage

Një reklamë e re për WhatsApp vë në shënjestër Apple që refuzon të ofrojë komunikim të enkriptuar dhe funksionalitete të avancuara për platformat jo-Apple.

Në median social Mark Zuckerberg dhe CEO i WhatsApp Will Cathcart krahasuan aplikacionin me iMessage.

Reklama tregon tre mesazhe me tre ngjyra të ndryshme. Njëra është jeshile që përfaqëson SMS-të dhe MMS-të në iPhone dhe njëra është blu që përfaqëson iMessage.

Një imazh i tretë ka sfond të bardhë dhe etiketën “Private Bubble” për të karakterizuar WhatsApp dhe funksionet e saj të privatësisë.

Kufizimet e iMessage në iPhone e bëjnë më pak të sigurte se WhatsApp është nënkuptimi i kësaj reklame.

Shërbimi i Apple ofron enkriptim fundor kur të gjithë përdoruesit në një bisedë përdorin pajisjet Apple. Por në rast të kundërt iPhone automatikisht kalon në formatet SMS dhe MMS kur komunikon me platformat Android.

Zuckerberg dhe Cathcart thanë se enkriptimi fundor i WhatsApp shtrihet në të gjitha platformat.

Edhe Google ka kritikuar politikën e Apple në fillim të vitit duke inkurajuar kompaninë të lejojë komunikimin RCS në iPhone. Google adoptoi RCS në Android vitin e kaluar i cili është gjithashtu me enkriptim fundor.

Kompania është ankuar se Google kyç përdoruesit në ekosistemin e saj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L
- 50%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

990 L
Kurseni: 1,000 L