Sensori shkëlqen në ambiente me dritë të pakët falë teknologjisë së kompanisë e cila grupon 16 pikselë në një sensor 12-megapiksel 2.24 mikrometër për të absorbuar dritën më mirë.
Ditën e Enjte Samsung prezantoi një sensor të ri telefoto prej 200-megapiksel për smartfonët i cili ka aftësi të shtuara të absorbimit të dritës.
Isocell HP9 ka 200 milionë pikselë me madhësi 0.56 mikrometër vendosur në një format optik 1/1.4-inç. Samsung tha se ka përdorur materiale të reja për të krijuar mikrolentet me përthyerje të lartë.
Gjiganti i teknologjisë tha se kjo ka rritur ndjeshmërinë ndaj dritës me 12 përqind dhe performancën e autofokusit me 10 përqind.
Sensori shkëlqen në ambiente me dritë të pakët falë teknologjisë së kompanisë e cila grupon 16 pikselë në një sensor 12-megapiksel 2.24 mikrometër për të absorbuar dritën më mirë.
Sensori gjithashtu ofron zmadhim optik 12x. Gjithashtu Samsung prezantoi edhe dy sensorë të rinj 50-megaiksel, Isocell GNJ dhe Isocell JN5.
Isocell GNJ është një sensor dual-pixel me 50 milionë pikselë me madhësi 1 mikrometër vendosur në formatin optik 1/1.57-inç. Quhet dual-pixel sepse secili sensor ka dy fotodioda për autofokus më të shpejtë dhe të saktë.
Isocell Jn5 ka 50 milionë pikselë me madhësi 0.64 mikrometër në formatin 1/2.76-inç.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë