Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Aplikacioni më i fundit AI i Microsoft vjen në Windows, Android dhe iOS

Designer gjithashtu mund të përdorë AI për të edituar imazhe dhe stiluar apo krijuar kolazhe të tyre.

Aplikacioni më i fundit AI i Microsoft vjen në Windows, Android dhe iOS

Aplikacioni Microsoft Designer fuqizuar nga inteligjenca artificiale ka mbërritur ditën e sotme si versione eksperimental për përdoruesit e iOS dhe Android.

Me Microsoft Designer përdoruesit mund të shfrytëzojnë shabllonet për të krijuar imazhe të përshtatura, afisha, karta falënderimit, ftesa e shumë të tjera.

Designer gjithashtu mund të përdorë AI për të edituar imazhe dhe stiluar apo krijuar kolazhe të tyre.

Fillimisht ishte i disponueshëm vetëm në ueb përmes shfletuesit Edge, ndërsa Designer ka qenë në testim prej mëse 1 viti. Tani është gjerësisht i disponueshëm për të gjithë ata që kanë një llogari personale Microsoft por edhe si një aplikacion falas për Windows, iOS dhe Android.

Aplikacioni mobil përmban funksionalitetin për të krijuar imazhe dhe edituar ato. Gjithashtu përmban kërkesat me tekst për gjenerimin e imazheve por përdoruesit kanë edhe një katalog shabllonesh që mund ti përdorin për të krijuar gjëra si postime të medias sociale, ikona, sfonde, kopertinë libri etj.

Designer përmban edhe një krijues avatarësh. Testuesit e versioneve eksperimental të Windows 11-ës gjithashtu do të kenë qasje në Designer brenda aplikacionit Photos dhe ta përdorin për të fshirë objekte, hequr sfonde, aplikuar filtra apo prerë foto.

Çdo ditë përdoruesit kanë 15 përdorime të AI pa pagesë për imazhet dhe dizajnët e tyre. /PCWorld Albanian

Copyright: © PCWorld Albania