Monedhë

Kategoritë

4 orë më parë

iOS 18 sjell komunikimin RCS mes iPhone dhe telefonëve Android

Gjithashtu përmes RCS përdoruesit mund të krijojnë grupe bisedash. Megjithatë RCS ende nuk ka enkriptim fundor dhe po punon për ta sjellë atë mes Android dhe iOS.

iOS 18 sjell komunikimin RCS mes iPhone dhe telefonëve Android

Ditën e Hënë Apple filloi lançimin e iOS 18 dhe së bashku me të vjen edhe mbështetja për mesazhet RCS, një zhvillim i madh në eksperiencën e komunikimit mes përdoruesve të iPhone dhe Android.

Rich Communication Services (RCS) është një përmirësim i SMS/MMS dhe mbështet karakteristika si indikatorët e shkrimit nga marrja e mesazhit tek leximi i tij (të cilët gjithashtu mund të çaktivizohen), rezolucion i lartë për përmbajtjet media si foto dhe video, dhe mundësinë për të dërguar mesazhe përmes Wi-Fi dhe Data krahas rrjetit celular të operatorit.

Gjithashtu përmes RCS përdoruesit mund të krijojnë grupe bisedash. Megjithatë RCS ende nuk ka enkriptim fundor dhe po punon për ta sjellë atë mes Android dhe iOS.

Pasi të përditësoni iOS 18, përdoruesit e iPhone nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë pasi RCS është i aktivizuar automatikisht. Mjafton të shkoni në Settings > Apps > Messages për ta konfirmuar. Bisedat automatikisht do të kalojnë nga SMS në RCS gjatë komunikimit mes përdoruesve të iPhone dhe Android. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 256GB

83,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 9

79,990 L