Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Asistenti AI i shfletuesit Brave vjen në Android

Modeli parësor gjuhësor i Brave është Mixtral 2x7B dhe ka qasje në Claude dhe Meta Llama 2. Nëse dëshironi të zgjidhni një LLM tjetër, duhet të paguani 15 dollarë në muaj.

Asistenti AI i shfletuesit Brave vjen në Android

Leo është asistenti AI i shfletuesit Brave dhe sillet si shumica e mjeteve të tjera AI. Ju mund ti bëni pyetje, ta përdorni për të përkthyer, krijuar përmbledhje të faqeve, kërkuar rreth një tematike të caktuar etj.

Fillimisht u lançua në versionin desktop të Brave në Nëntor të 2023. Së bashku me versionin pa pagesë, Brave ofron edhe Leo Premium që përfshin qasje më të shpejtë dhe modele gjuhësore më të fuqishme.

Por ata që punojnë kryesisht nga një pajisje Android, Brave ka menduar për to. Duke instaluar versionin më të fundit të Brave nga Play Store, përdoruesit do të gjejnë asistentin e ri AI të integruar.

Modeli parësor gjuhësor i Brave është Mixtral 2x7B dhe ka qasje në Claude dhe Meta Llama 2. Nëse dëshironi të zgjidhni një LLM tjetër, duhet të paguani 15 dollarë në muaj.

Brave thotë se çdo bisedë me Leo mbetet private dhe e siguritë. Asistenti nuk regjistron biseda e as nuk i përdor ato për trajnimin e modelit.

Për të aksesuar Leo nga Brave, hapni shfletuesin, klikoni menunë me tre pika dhe më pas zgjidhni Leo.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L109,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy Z Fold5

119,990 L
 
Të Përdorura

Xiaomi Redmi Note 10 Pro

14,990 L