Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Çipi M4 në iPad Pro është 25 përqind më i shpejtë sesa M3 në MacBook

Apple planifikon ta sjellë familjen e çipeve M4 tek të gjitha produktet e saj në 2024 dhe 2025.

Çipi M4 në iPad Pro është 25 përqind më i shpejtë sesa M3 në MacBook

Testimet e para të tabletit të ri iPad Pro të Apple me çipin M4 kanë filluar të shfaqen në Geekbench duke na dhënë një ide sesa më e shpejtë është gjenerata e dytë e çipeve 3-nanometër të Apple krahasuar me modelet e kaluara 3-nanometër M3 dhe M2.

Varianti me 10 bërthama i çipit M4 ka shënon 3,695 pikë me një bërthamë dhe 14,550 pikë me të gjitha bërthamat në Geekbench 6. Kur bëhet fjalë për performancën me një bërthamë, M4 është më i shpejtë edhe sesa M3 Max në MacBook Pro dhe krahasohet në performancë me M2 Max me të gjitha bërthamat.

Këto janë rezultatet në Geekbench 6 për secilin prej çipeve të Apple:

  • M4 – 3,695/14,550
  • A17 Pro – 2,908/7,234
  • M2 – 2,540/9,360
  • M2 Pro – 2,651/14,295
  • M2 Max – 2,802/14,800
  • M1 – 2,272/8,208
  • M3 – 3,087/11,702
  • M3 Pro – 3,112/15,286
  • M3 Max – 3,128/20,957

Krahasuar me M2 në modelin e kaluar të iPad Pro, M4 është 46 përqind më i shpejtë me një bërthamë dhe 55 përqind më i shpejtë me të gjitha bërthamat. Apple nuk ka përdorur M3 në një iPad por M4 është deri në 24 përqind më i shpejtë sesa M3.

Apple planifikon ta sjellë familjen e çipeve M4 tek të gjitha produktet e saj në 2024 dhe 2025. 

Copyright: © PCWorld Albania