Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Detajohet Pixel 8a, ekran 120Hz dhe DisplayPort

Një surprizë e madhe e Pixel 8a është mbështetja për DisplayPort përmes USB-C, që do të thotë se mund të lidhni telefonin me një monitor.

Detajohet Pixel 8a, ekran 120Hz dhe DisplayPort

Telefoni i ardhshëm i rangut të mesëm të Google, Pixel 8a, po i afrohet debutimit. Data e presupozuar e lançimit ka qenë gjithnjë Google I/O dhe zyrtarisht është vendosur 14 Maji.

Android Authority zbuloi disa prej specifikave të smartfonit dhe përmirësimi më i madh është ekrani i cili kalon nga 90Hz në Pixel 7a në 120Hz në Pixel 8a.

Ekrani 6.1-inç ka një panel OLED 2400×1080 OLED me ndriçim prej 1,400 nits. Raporti thotë se smartfoni ruan të njëjtën sistem kamerash të Pixel 7a por fuqizohet nga çipi Google Tensor G3 që gjendet në smartfonët Pixel 8.

Një surprizë e madhe e Pixel 8a është mbështetja për DisplayPort përmes USB-C, që do të thotë se mund të lidhni telefonin me një monitor.

Po disavantazhi më i madh i Pixel 8a mund të bëhet çmimi më i lartë. WinFuture raporton se smartfoni në Europë do të shkojë nga 499 euro që kushton Pixel 7a në 550 euro për Pixel 8a.

Një rritje e ngjashme pritet në mbarë botën nga 499 dollarë në 549 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 7a

36,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8

74,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

76,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Poco C65

13,990 L
 

Xiaomi Poco M4 Pro 5G

14,990 L24,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Redmi 13C

10,990 L11,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Redmi 12

14,990 L