Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Dyson, atje ku inovacioni është çelësi i suksesit, mundësuar nga Shpresa Al.

Dyson është një brand ekonomik i specializuar në fshesat me korent, pastruesit e ajrit dhe tharëset e flokëve. Ai ofron nje gamë të gjëre opsionesh, të gjitha të projektuara me teknologjinë ciklonike të Dyson duke eleminuar nevojën për aksesorë të tjerë. Për këtë arsye Dyson njihet si Apple i kategorisë së pajisjeve të lartpërmenduara.

Produktet Dyson kanë kaluar një mori testimesh dhe të gjitha kanë përfunduar në një rezultat të njejtë: fshesat me korent të Dyson janë deri më sot fshesat më të mira me korent që mund të zotërojme. Të dizenjuara pa kabëll për lirshmëri maksimale dhe sensorët e integruar të cilët masin grimcat e përthithura dhe përcjellin informacionin në ekranin LED në pjesën e pasme të trupit. Një veçori kjo shumë e dobishme nëse vuani nga alergjitë dhe ju duhet një vlerësim i saktë i ambientit. Tjetër karakteristikë kryesore është sistemi i zbulimit të sipërfaqes, i cili rrit automatikisht fuqinë në sipërfaqet e veshura me tapet dhe e ul atë kur kalon në dysheme.

Motori i çdo fshese Dyson është jashtëzakonisht i fuqishëm për një model pa kabëll dhe mundëson eleminimin total të çdo papastërtie mbi gjithë sipërfaqet e ndryshme. Megjithatë fuqia e madhe thithëse mund të krijojë ngecje në cepat e tapetëve prandaj fshesa shoqërohet me disa koka të ndryshme, një kokë dyshemeje me rul të butë dhe dritë lazer për t’ju ndimuar të dalloni edhe grimcat e vogla në sipërfaqet e zhveshura, si dhe një furçë turbo konike. Dyson përfshin aksesorë shtesë tek modelet më të kushtueshme të cilat specializohen në pastrimin e sipërfaqeve të forta dhe jo shpesh të hasura në shtëpi.

Variantet janë të shumta duke filluar nga Dyson V8, Dyson V10 Absolute, Dyson V12 Detect Slim Absolute, Dyson V15 Detect Extra dhe Dyson V15s Detect Submarine. Secila prej tyre zotëron karakteristika të vecanta si dizajni, fuqia, perfshirja e kokave shtesë, bateria, lazeri më i fuqishem apo edhe opsioni i larjes së dyshemesë të cilin e ofron Dyson V15s Detect Submarine me kokën e posaçme e cila mund të mbajë deri në 0.77L ujë, sasi mëse e mjaftueshme për të mbuluar gjithë sipërfaqen.

Gjithashtu produktet e flokëve Dyson janë elita e kategorisë përkatëse dhe ëndrra e çdo femre. Dizajni elegant me bashkim magnetik të aksesorëve dhe butona të thjeshtë, në pamje të parë të gjithë pyesin veten si mund të zotëroje kjo pajisje kompakte një fuqi aq të madhe, përgjigja është motori dixhital V9 i vendosur tek doreza. Me fuqi marramendëse por qetësi absolute dhe mbi të gjitha një sistem inteligjent reagimi duke shpërndarë nxehtësinë ne mënyrë të njëtrajtshme dhë jo të fokusuar si dhë në nivelin e përllogaritur të nxehtësisë për të shmangur në mënyrë absolute mbinxehjen apo dëmtimin e flokut. Koka është dizenjuar për të mundësuar lëvizjen e ajrit në formë vorteksi, një efekt i quajtur ndryshe dhe ‘’efekti Koanda’’ për ti dhënë flokëve një shkëlqim uniform.

Të shoqëruara me nje mori aksesorësh për çdo tip floku, nga kaçurrelat e buta, ondet natyrale dhe flokët e drejta plot shkëlqim. Me tharësen e flokëve Dyson do kurseni shpenzimet e shpeshta në sallonet e bukurisë duke sjellë sallonin në shtëpinë tuaj. Realizoni stilime pa kufij me lehtësinë maksimale dhe shkëlqeni gjithmonë me shëndetin qe floku juaj do gëzojë falë Dyson.

Nuk mund të lemë pa përmendur dhe pastruesit mahnitës të ajrit të Dyson. Siç sugjeron vetë emri këto produkte janë nga pastruesit e paktë të disponueshëm në treg që sulmojnë në mënyrë specifike formaldehidin në ajër. Dizenjuar me kujdes në detaje për tu dukur bukur në çdo ambient, me stil kontemporan dhe ngjyra me bazë neutrale për t’u përshtatur me stilin e gjithsecilit. Pastruesit e ajrit mund të kontrollohen përmes aplikacionit MyDyson, një plus i madh pasi aplikacioni është dizenjuar për t’u përdorur lehtësisht nga kushdo. Mjafton të keni sinjal të qëndrueshëm Wi-Fi dhe pajisja është menjëherë në pritje të komandës tuaj për të rregulluar kualitetin e ajrit.

Absolutisht që mund të gjeni pajisje pafund më ekonomike në treg por do ju duhen të paktën tre prej tyre për të arritur atë që Dyson ia u mundëson në një pajisjë të vetme, duke mos patur të njejtin rezultat përfundimtar. E nëse po pyesni veten ku mund të gjeni këto produkte elitare në tregun shqiptar, sigurisht që vetëm tek Shpresa Al do gjeni teknologjinë innovative me çmimet më konkuruese. Opsionet që mund të zgjidhni janë të pafundme si dhe gama e çmimeve, pasi Shpresa Al mendon për buxhetin tuaj. Kualiteti dhe shërbimi ndër vite kanë mundur të fitojnë besimin tuaj, i cili edhe sot është shtysa për të vazhduar tju mbështesim dhe surprizuar me produktet më të mira që tregu ofron. Dyqanet tona ju mirëpresin të prekni nga afër teknologjinë innovative, dhe nëse nuk keni mundësi, Shpresa Al ka menduar për gjithcka. Vizitoni web-in tonë, informohuni për çdo detaj të produktit që kërkoni dhe mos nguroni të kërkoni asistencë nga shërbimi online për të bërë tuajin brenda 24 orëve produktin. Kualiteti dhe shërbimi përkufizohen vetëm me Shpresa Al.

Për të parë të gjithë gamën e produkteve Dyson kliko këtu.

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dyson Pure Cool Link TP03 Air Purifier

34,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 22%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dyson V15 Absolute Detect Laser Vacuum Cleaner

69,990 L
Kurseni: 20,000 L