Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Galaxy AI debuton më 17 Janar krahas Galaxy S24

Së bashku me Unpacked, Samsung aksidentalisht konfirmoi debutimin e Galaxy AI.

Galaxy AI debuton më 17 Janar krahas Galaxy S24

Ditën e Marte Samsung konfirmoi datën e debutimit të Galaxy S24 dhe evenimentit Galaxy Unpacked që do të mbahet më 17 Janar.

Do të jetë hera e parë që shohim seritë e reja të smartfonëve Premium por jo vetëm.

Së bashku me Unpacked, Samsung aksidentalisht konfirmoi debutimin e Galaxy AI. Kompania e prezantoi sistemin e ri në Nëntor megjithatë tha se përdoruesit do ta provonin vetëm në fillim të 2024 duke bërë njerëzit të mendojnë se ka për të ardhur me Galaxy S24.

Tashmë sipas një postimi të bërë në llogarinë Australiane të Samsung, Galaxy AI do të debutojë krahas Galaxy S24. Në videon e publikuar shohim logon e Galaxy AI që duket shumë e ngjashme me Google Bard.

Klipi konfirmon në mënyrë indirekte se disa funksionalitete të Galaxy AI ka nevojë për një lidhje interneti. Samsung ka konfirmuar se disa prej proceseve AI do të kryhen në pajisje por disa të tjera në cloud.

Galaxy AI do të bazohet në Samsung Gauss për të cilin kemi shumë pak informacion.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L