Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Konferenca NEXTWAVE Dev sjellë bashkë mendjet më të ndritura në fushën e zhvillimit të softuerit

Ndarje idesh dhe diskutime mbi të ardhmen e teknologjikë, ky eveniment është projektuar që të mbahet çdo 2 vite duke afruar bashkë komunitetin e zhvilluesve në vend.

Konferenca NEXTWAVE Dev sjellë bashkë mendjet më të ndritura në fushën e zhvillimit të softuerit

Më 23 Janar 2024 në Prishtinë organizohet për herë të parë konferenca NEXTWAVE Dev, një udhëtim transformues në zemrën e inovacionit teknologjik i cili ka për qëllim të sjellë bashkë mendjet më të ndritura në fushën e zhvillimit të softuerit.

Ndarje idesh dhe diskutime mbi të ardhmen e teknologjikë, ky eveniment është projektuar që të mbahet çdo 2 vite duke afruar bashkë komunitetin e zhvilluesve në vend.

Ne besojmë që ky ritëm do të na lejojë të mbajmë hapin me inovacionet e shpejta në teknologji dhe të ofrojmë një platformë të vazhdueshme për mësim dhe bashkëpunim por gjithherë pa u bërë monoton për audiencën,” tha Besart Kuleta për PCWorld.

Me folës si Rexhep KqikuEgzon ZeneliBesart KuletaArian XhezairiBetim ShalaFatos Morina dhe Enis Hyseni, NEXTWAVE Dev do të sjellë në vëmendjen e pjesëmarrësve tematika si: Inteligjenca ArtificialeAutomatizimi dhe HardueriPlatformat No-CodeArkitekturën e ShkallëzuarArkitekturën Event Driven, dhe Branding për Inxhinierët.

Këto janë vetëm disa nga pikat kryesore që do të shërbejnë si qendra të diskutimeve të frytshme dhe inovacionit,” tha Besarti.

Çdo sesion do të jetë një mundësi e artë për të zgjeruar horizontet e zhvilluesve, duke sfiduar mënyrën të të menduarit dhe duke zgjeruar rrjetin profesional.

Me qindra pjesëmarrës që tashmë kanë shprehur interesim, jemi të emocionuar për potencialin e kësaj konference për të krijuar një impakt të vërtetë. Pjesëmarrësit e konfirmuar fillojnë nga lider të industrisë, personalitete publike, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës deri tek inxhinierët, gazetarët, studentët,” tha Besarti.

Ky eveniment mbështet nga partnerë Gold si Kerveshi & Partners Law FirmNETTXIOKLSC, partnerë Silver si Gjirafa50.comScardus Investment GroupPostman,  partnerë Bronze si COGNYSSTechkos dhe partnerë mediatikë si PCWorld dhe Telegrafi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

94,990 L104,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L