Ditën e Premte Meta tha se autoritetet Irlandeze i kanë kërkuar ndërprerjen e trajnimit të modeleve AI duke përdorur të dhëna publike ndarë nga përdoruesit e Facebook dhe Instagram.
Meta Platforms nuk do të lançojë asistentin e saj të inteligjencës artificiale Meta AI në Europë momentalisht pas një kërkese nga autoritetet rregullatorë Irlandeze, ku gjenden edhe zyrat qendrore të Meta për Europën, për të dhënat që grumbullohen nga Facebook dhe Instagram.
Lëvizja nga Meta erdhi pas ankesave nga grupit mbrojtës NOYB për autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Irlandë, Holandë, Norvegji, Poloni dhe Spanjë për të vepruar kundër kompanisë.
Grupi e konsideron një problem të vërtetë planin e Meta për të përdorur të dhënat personale për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale pa marrë aprovimin e përdoruesit edhe pse kompania ka thënë se do të përdorë vetëm të dhëna publike.
Ditën e Premte Meta tha se autoritetet Irlandeze i kanë kërkuar ndërprerjen e trajnimit të modeleve AI duke përdorur të dhëna publike ndarë nga përdoruesit e Facebook dhe Instagram.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë