Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Një kontroller i ri DualSense me 12 orë jetëgjatësi baterie po vjen nga Sony

Me përjashtim të jetëgjatësisë së shtuar të baterisë, Sony V2 DualSense Wireless është i ngjashëm me paraardhësin.

Një kontroller i ri DualSense me 12 orë jetëgjatësi baterie po vjen nga Sony

Besohet se Sony ka përditësuar kontrollerin PlayStation 5 i cili do të jetë i disponueshëm së shpejti. GameRadar+ raportoi një kontroller të ri V2 DualSense në dyqanin online Kanadez Best Buy.

Pajisja është e listuar me specifika si 12 orë jetëgjatësi baterie nga 5 orë që ofron aktualisht një kontroller.

Me përjashtim të jetëgjatësisë së shtuar të baterisë, Sony V2 DualSense Wireless është i ngjashëm me paraardhësin.

Ka një portë kufjesh, një mikrofon të integruar dhe feedback haptic. Listohet për 67 dollarë, pothuajse aq sa kontrolleri i mëparshëm që kushton 69 dollarë.

Edhe pse modeli 12-orësh është i dukshëm në uebsajt, nuk është i disponueshëm për tu blerë dhe nuk dihet se kur do të jetë në shitje.

Në Nëntor të 2023 një aplikim patente nga Sony përshkruan një kontroller me ekran me prekje në vend të touchpad. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: