Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

OnePlus 12 del në shitje më 6 Shkurt për 799 dollarë

OnePlus 12 vinte me procesorin Snapdragon 8 Gen 3, 12GB ose 24GB RAM dhe 1TB hapësirë. Ka një kamër 50-megapiksel kryesore dhe 64-megapiksel periskop.

OnePlus 12 del në shitje më 6 Shkurt për 799 dollarë

OnePlus zbuloi çmimin dhe disponueshmërinë e flagshipit të radhës OnePlus 12 dhe modelit buxhetor OnePlus 12R së bashku me kufjet wireless OnePlus Buds 3.

OnePlus 12 do të dalë në shitje më 6 Shkurt për 799 dollarë për versionin 256GB ndërsa varianti 512GB kushton 899 dollarë. Ndërkaq OnePlus 12R kushton 599 dollarë ndërsa kufjet OnePlus Buds 3 kushtojnë 99 dollarë.

Dy të fundit do të dalin në shitje një javë më pas më 13 Shkurt. Të dy telefonët debutuan në Kinës në fund të 2023.

OnePlus 12 vinte me procesorin Snapdragon 8 Gen 3, 12GB ose 24GB RAM dhe 1TB hapësirë. Ka një kamër 50-megapiksel kryesore dhe 64-megapiksel periskop.

Ekrani 6.82-inç AMOLED ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Telefoni mund të karikohet me 100W me kabëll dhe 50W me wireless si dhe vjen në tre ngjyra: bardhë, jeshile dhe zezë.

Sakaq OnePlus 12R përdor procesorin e vitit të kaluar Snapdragon 8 Gen 2, vjen me 8 ose 16GB RAM dhe 256GB hapësirë. Sipas kompanisë sjell ekranin e parë në botë LTPO 4.0 me një sistem dinamik inteligjent të rifreskimit mes 1Hz deri në 120Hz për performancë të shtuar dhe jetëgjatësi baterie.

Kamera parësore është 50-meapiksel ndërsa bateria 5,500 mAh është më e madhja vendosur ndonjëherë në një smartfon OnePlus. Ruan standardet e karikimit 100W me kabëll dhe 50W me wireless si flagshipi.

Së fundi OnePlus Buds 3 sjellin eliminim të zhurmave përmes inteligjencës artificiale (deri në 49dB) së bashku me përgjigje mes 15Hz deri në 40Khz.

Kanë 10 orë jetëgjatësi baterie veçmas ose 44 orë së bashku me kasën. Falë teknologjisë LHDC 5.0 të Bluetooth, ato janë certifikuar si pajisje wireless audio me rezolucion të lartë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L109,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L