Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Pasi SHBA votoi për dëbimin e TikTok, Kina bllokon WhatsApp dhe Threads

Facebook dhe Instagram janë dy prej aplikacioneve që janë bllokuar prej kohësh por WhatsApp dhe Threads kanë qenë të disponueshme deri më sot.

Pasi SHBA votoi për dëbimin e TikTok, Kina bllokon WhatsApp dhe Threads

Përdoruesit e Apple në Kinë nuk do të mund të gjejnë as shkarkojnë aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga App Store sipas Wall Street Journal.

Kompania tha se ka tërhequr aplikacionet nga dyqani pas kërkesës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike, rregullatori Kinez i komunikimeve elektronike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Firewalli i Madh i Kinës bllokon aplikacionet dhe teknologjitë e huaja në vend çka ka bërë që shumë përdorues të shfrytëzojnë VPN-të për ti aksesuar ato.

Facebook dhe Instagram janë dy prej aplikacioneve që janë bllokuar prej kohësh por WhatsApp dhe Threads kanë qenë të disponueshme deri më sot.

Rregullatori Kinez mori masa pasi senati Amerikan votoi në favor të dëbimit të TikTok nga Shtetet e Bashkuara.

ByteDance ka afat 1 vit për të shitur filialin Amerikan të TikTok ose rrezikon të dëbohet nga dyqanet e aplikacioneve. Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur në favor të vendimit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L