Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Platformat e Meta do të aplikojnë markimin “Made with AI” për videot deepfake

Duke filluar prej muajit të ardhshëm, një gamë më e gjerë përmbajtjesh do të markohen duke aplikuar një markim “Made with AI” për deepfake-t.

Platformat e Meta do të aplikojnë markimin “Made with AI” për videot deepfake

Meta zbuloi ndryshime në rregulloren e saj për përmbajtjet e gjeneruara dhe manipuluara nga inteligjenca artificiale, një lëvizje e cila vjen pas kritikave që mori nga Bordi i Mbikëqyrjes së kompanisë.

Duke filluar prej muajit të ardhshëm, një gamë më e gjerë përmbajtjesh do të markohen duke aplikuar një markim “Made with AI” për videot deepfake.

Informacione shtesë mund të tregohen për të krijuar një kontekst kur përmbajtja është manipuluara në forma të tilla që mund të mashtrojnë opinion publike lidhur me çështje me rëndësi.

Një lëvizje e tillë do të ta shohë gjigantin e medias sociale të markojë më shumë copëza informacioni dhe përmbajtjeje të cilat kanë potencial për të qenë manipuluese.

Megjithatë, për videot deepfake, Meta do të aplikojë markimin vetëm në rastin kur përmbajtja në fjalë ka treguesit standardë të industrisë për imazhet AI ose kur ngarkuesi vetë e ka zbuluar se është përmbajtje e gjeneruar përmes AI.

Përmbajtjet AI që janë jashtë këtyre kufijve, do të shpëtojnë pa u markuar. Ndryshimi i politikës mund të krijojë më shumë hapësirë për përmbajtjet e gjeneruara nga AI në platformat e Meta, por gjithashtu ti hapë rrugë edhe disa përmbajtjeve të manipuluara.

Politika e re do të thotë: më shumë markim, më pak fshirje përmbajtjesh. Ndryshimi gjithashtu vjen si përgjigje ndaj kërkesave ligjore të Bashkimit Europian siç është Akti i Shërbimeve Dixhitale.

Që prej muajit Gusht të vitit të kaluar, blloku ka kërkuar prej rrjeteve sociale goditje të përmbajtjeve të paligjshme, adresim të rreziqeve sistemike në platformë dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L