Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Samsung do të sjellë një opsion që Apple e ofron tashmë në iPhone

Është një funksionalitet që ofrohet për iPhone 15 krahas informacionit rreth shëndetit të baterisë.

Samsung do të sjellë një opsion që Apple e ofron tashmë në iPhone

Nuk do të jenë vetëm telefonët Pixel të cilët pajisen me opsione të reja për mbrojtjen e baterisë ndërsa Samsung ka planifikuar të ofrojë veçori të ngjashme në seritë Galaxy S24 por edhe ato ekzistuese.

Quajtur “battery protection”, funksionaliteti vjen me tre opsione për të rritur jetëgjatësinë e baterisë së telefonit. “Basic protection” ndalon karikimin në 100 përqind dhe nuk rifillon përpara se të bjerë në 95 përqind kur kablloja e energjisë mbetet e lidhur me telefonin.

Një tjetër opsion është “Adaptive charging” që ngadalëson karikimin në mënyrë që të arrijë 100 përqind në momentin që zgjoheni nga gjumi në mëngjes. Kështu mëson rutinën e përdoruesit dhe ofron mbrojtje “të mesme.”

Opsioni i fundit është “mbrojtje maksimale” e cila ndalon plotësisht karikimi në 80 përqind dhe nuk rifillon pa rënë poshtë këtij niveli.

Është një funksionalitet që ofrohet për iPhone 15 krahas informacionit rreth shëndetit të baterisë.

Në fillim të muajit u raportua se funksionaliteti i ri i Samsung do të jetë ekskluzivitet i One UI 6.1 që pritet të mbërrijë me Galaxy S24 muajin e ardhshëm.

Në mungesë të baterive të zëvendësueshme, një trend i cili ishte popullor përpara 2016-ës, kompanitë sot po përpiqen që të rrisin jetëgjatësinë e baterive.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L