Me lajmin e sotëm kompania vihet në një linjë me Google, kompani e cila filloi e para të ofronte 7 vite përditësime për modelet Pixel 8.
Samsung ka zgjeruar përditësimet e versioneve madhore Android dhe të sigurisë për telefonët e fundit duke filluar me seritë Galaxy S24.
Me këto modele kompania do të ofrojë 7 versione Android dhe 7 vite përditësime sigurie. Kujtojmë se në 2022 kompania afirmoi përkushtimin ndaj përditësimeve duke ofruar 4 gjenerata Android dhe 5 vite përditësime sigurie për Galaxy S22.
Me lajmin e sotëm kompania vihet në një linjë me Google, kompani e cila filloi e para të ofronte 7 vite përditësime për modelet Pixel 8.
Politika e mëparshme e Google ishte 5 vite përditësime, e cila në vetvete konsiderohej si një standard i artë. Njëlloj si Google, Samsung thotë se ka për qëllim të rrisë ciklin e jetës së produkteve të saj duke ju ofruar përdoruesve eksperiencë më stabile dhe performancë më të lartë.
Krahas premtimit për më shumë përditësime, Samsung tha se vijon të rrisë përdorimin e materialeve të riciklueshme në linjën Galaxy.
Seritë S24 kanë alumin, xham dhe plastikë të ricikluar ndërsa S24 Ultra përdor 50 përqind më kobalt të ricikluar në baterinë e saj.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë