Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Senati Amerikan voton ligjin për dëbimin e TikTok nga SHBA-ja

Javën e kaluar Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar të hiqte WhatsApp dhe Threads nga dyqani i aplikacioneve App Store në Kinë duke cituar shqetësime të sigurisë kombëtare.

Senati Amerikan voton ligjin për dëbimin e TikTok nga SHBA-ja

Senati Amerikan votoi ditën e Marte në favor të një ligji i cili do të shikonte TikTok të dëbohej nga Shtetet e Bashkuara nëse pronari  saj, firma Kineze ByteDance, nuk e shet aplikacionin në 9 muajt e ngelur të vitit.

Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur se do të mbështesë ligjin. Beteja katër vjeçare rreth TikTok, i cili përdoret nga 170 milionë Amerikanë, është vetëm një front i luftës teknologjike që ka nisur mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Javën e kaluar Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar të hiqte WhatsApp dhe Threads nga dyqani i aplikacioneve App Store në Kinë duke cituar shqetësime të sigurisë kombëtare.

TikTok planifikon të sfidojë ligjin duke përdorur të drejtat e Amendamentit të Parë ndërsa përdorues të TikTok pritet të veprojnë ligjërisht gjithashtu.

Kompania thotë se nuk ka ndarë asnjëherë të dhëna me qeverinë Kinezë dhe nuk do ta bëjë. Senati votoi me 79 vota pro ligjit dhe 18 kundër.

Në 2020-ën, ish presidenti Amerikan Donald Trump u pengua nga gjykatat në përpjekje për të bllokuar aplikacionin TikTok dhe homologun tjetër Kinez WeChat.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L109,990 L