Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Shpresa.Al organizohet rreth inovacionit, duke sjellë për ju MacBook Air 2024

Apple është i mirënjohur për hardware, software dhe shërbimin e saj inovativ. Falë tyre ka mundur të rritet me ritme të shpejta duke u bërë brandi më i lakmuar nga të gjithë, me dizajnin e saj përfaqesues dhe performancën elitare që i mundëson tregut.

Apple nxorri në treg modelet MacBook Air 13’’ dhe 15’’, dhe siç pritej ata zotërojne mjaft veçori të reja mahnitëse, por mbi të gjitha çipin M3, çipin më të shpejtë të Apple deri më sot. Me një motor nervor më efikas, MacBook Air vazhdon të jetë laptopi më i mirë i konsumit në botë. Të dyja modelet 13’’ dhe 15’’ kanë një dizajn jashtëzakonisht të hollë dhe të lehtë, deri në 18 orë jetegjatësi baterie, një ekran mahnitës Liquid Retina dhe plot veçori të reja duke përfshirë mbështëtjen e deri në dy ekraneve të jashtme dhe Wi-Fi 2 herë më të shpejtë se gjenerata e mëparëshme.

MacBook Air është i disponueshëm në 4 ngjyra të mrekullueshme: Midnight, e cila vjen e përpunuar me qëllim zvogëlimin e gjurmëve të gishtërinjve, Space Gray, Silver dhe Starlight. Kombinuar me kamerën, mikrofonin dhe altoparlantët e klasit botëror, karikimin e shpejtë dhe dizajnin e heshtur pa ventilatorë, MacBook Air ofron një përvojë të pakrahasueshme i duke bere modelet 13’’ dhe 15’’ më të lakmuarat në tregun botëror.

Qershia mbi tortë tek këto produkte është çipi M3, i ndërtuar duke përdorur teknologjine 3-nanometër lider në industri. Ky çip sjell një përformancë edhe më të shpejtë, me një CPU të fuqishme me 8 bërthama, GPU deri në 10 bërthama dhe deri në 24GB memorje të unifikuar, duke ju asistuar me një performancë e cila tejkalon çdo pritshmëri tuajën.

Përdoruesit do të ndjejnë shpejtësinë flakëruese të M3 në çdo gjë që do realizojnë nga produktiviteti i përditshëm, editimi i fotografive dhe videove dhe zhvillimi i software. GPU-ja e gjeneratës së re M3 mbështet hijezimin e rrjetës së përshpejtuar të hardware dhe gjurmimin e rrezeve duke ju ofruar ndriçim, reflektime dhe hije më të sakta se kurrë për një përvojë jashtëzakonisht realiste të lojërave. Gjithashtu MacBook Air përfshin motorin më të fundit për dekodimin AV1, duke ju ofruar përvoja më efikase të videove dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve të transmetimit.

M3 e çon performancën e MacBook Air në një nivel të ri:

• Lojërat funksionojnë deri në 60% më shpejt se MacBook Air me çipin M1.

• Përmirëson imazhin me inteligjencë artificiale duke përdorur veçorinë Super Resolution të Photomator dhe është 40% më i shpejtë se modeli me çipin M1.

• Puna në Excel është 35% më e shpejtë se modeli me çip M1

• Editimi i videove në Final Cut Pro është 60% më i shpejtë se modeli me çip M1.

• Krahasuar me një model me processor të Intel, MacBook Air M3 ofron performancë 2 herë më të shpejtë, deri në 50% navigim më të shpejtë në internet dhe deri në 40% më tepër jetëgjatësi baterie.

MacBook Air të rinj me processor M3 janë vlerësuar si laptopët më të mirë që mund të zotëroni duke ju ofruar performancë me shpejtësi marramendëse, dizajn kaptivues, dhe te gjitha të përfshira në një çmim të arsyeshëm. Thënë me një fjali, MacBook Air 13’’ dhe 15’’ është laptopi i përsosur për këdo. Inteligjenca artificiale po përfshihet gjithmonë e më shumë në aktivtetet tona të përditshme dhe në vitet e ardhme njerëzit do e përdorin në një laptop të cilin mund ta blejnë që sot. Kjo do të thotë se MacBook Air M3 mbetet laptopi më i mirë konsumator i inteligjencës artificiale jo vetëm në 2024, por dhe për atë që do mundet të bëjë në 2025, 2026 e me rradhë.

E ardhmja mundësohet sot në duart tuaja falë Shpresa.Al. Organizuar rreth inovacionit, Shpresa.Al lundron tregun botëror për të sjellë tek klientët e saj të vyër vetëm më të mirën, për t’ju lehtësuar përditshmërinë. Prekni nga afër fuqinë e të ardhmes në dyqanet e Shpresa.Al në gjithë Shqipërinë, e nëse nuk mundeni, Shpresa mendon për ju. Kërkoni asistencë nga operatorët tanë dhe brenda një ore Shpresa.Al sjell magjinë e të ardhmes tek ju. Mjafton të shfletoni webin, zgjidhni MacBook Air që dëshironi dhe vetëm me një klik, sa hap e mbyll sytë do e keni në duar. Mjafton ta dëshironi dhe Shpresa.Al është këtu për ju për tju shërbyer me kënaqesinë maksimale për të shpërblyer besimin tuaj ndër vite, i cili ka vlerë të pacmueshme për ne.

Për të parë më shumë produkte Apple KLIKO KËTU.

Dil i kënaqur me:

- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 256GB SSD, M3 (2024)

129,990 L144,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 512GB SSD, M3 (2024)

154,990 L
Kurseni: 25,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 15″, 16GB, 512GB SSD, M3 (2024)

199,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 15″, 8GB, 512GB SSD, M3 (2024)

179,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 15″, 8GB, 256GB SSD, M2 (2023)

119,990 L129,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13″, 8GB, 512GB SSD, M2 (2022)

129,990 L
Kurseni: 15,000 L