Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Smartfoni i ardhshëm buxhetor i Samsung ka një bateri rekord

Galaxy A15 i ri ka një bateri prej 5,000 mAh por burime të afërta me kompaninë thonë një variant i ri i tij po vjen në formën e M15 dhe bateri 6,000 mAh.

Smartfoni i ardhshëm buxhetor i Samsung ka një bateri rekord

Raportohet se Samsung po punon në një version të ribranduar të smartfonit të prezantuar së fundit Galaxy A15 i cili ka disa përmirësime të mëdha.

Galaxy A15 i ri ka një bateri prej 5,000 mAh por burime të afërta me kompaninë thonë një variant i ri i tij po vjen në formën e M15 dhe bateri 6,000 mAh.

A15 kishte një ekran 6.5-inç Super AMOLED me rezolucion 2340×1080 dhe 396ppi duke operuar në frekuencën 90Hz.

Smartfoni fuqizohej nga një procesor tetë bërthamësh MediaTek Helio G99. Sasia e RAM dhe hapësirës variojnë sipas modelit duke filluar nga 4GB RAM dhe 128GB hapësirë në 8GB RAM dhe 256GB hapësirë.

Modeli buxhetor A15 ka tre kamera të pasme: 50-megapiksel kryesore, 5-megapiksel me kënd të gjerë dhe 2-megapiksel macro. Kamera selfie kishte madhësi 13-megapiksel.

Një tjetër element i veçuar si Galaxy M15 do të jetë mbështetja e softuerit. A15 vjen me Android 14 dhe One UI 6 nga kutia dhe do të marrë të paktën 4 versione madhore Android. Nëse M15 përfiton nga një mbështetje e ngjashme, do ta bënte smartfonin akoma më joshës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L