Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Telefonët me palosje të Samsung bëhen pjesë e programit të vetë-riparimit

Programi i vetë-riparimit u lançua në verën e vitit të kaluar ku Samsung ju jep konsumatorëve çdo gjë që ju nevojitet për të rregulluar vetë pajisjet e tyre edhe në rastet kur dëmtohet ekrani apo thyhet xhami i pasëm.

Telefonët me palosje të Samsung bëhen pjesë e programit të vetë-riparimit

Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Z Fold 5 do ti bashkohen mbarë linjës S23, Galaxy Tab S9 dhe Galaxy Book 2 Pro në programin e vetë-riparimit këtë muaj.

Një bashkëpunim me iFixit, programi i vetë-riparimit erdhi si fillim vetëm për S20, S21 dhe Tab S7. Në fillim të 2023, linja S22 dhe Galaxy Pro Books dhe së fundi mbarë linja S23 së bashku me telefonët me palosje po i bashkohen programit.

Telefonët me palosje ende nuk janë listuar në faqen e iFixit andaj ende nuk janë të ditura çmimet. Por duke qenë se mjetet e riparimit të Galaxy Pixel Fold kushtojnë 900 dollarë përmes bashkëpunimit me iFixit, edhe në rastin e Samsung presim që të jenë të kushtueshme.

Listën e plotë të pajisjeve Samsung pjesë e programit i gjeni në këtë lidhje.

Programi i vetë-riparimit u lançua në verën e vitit të kaluar ku Samsung ju jep konsumatorëve çdo gjë që ju nevojitet për të rregulluar vetë pajisjet e tyre edhe në rastet kur dëmtohet ekrani apo thyhet xhami i pasmë.

Gjithashtu ndihmon me riparimin e portave të karikimit, altoparlantëve, portave SIM dhe butonave. Së fundi ky program erdhi edhe në Danimarkë, Portugali, Hungari dhe Greqi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L