Hakimi u krye përmes mesazheve të cilat kishin kod të dëmshëm. Gjatë kohës që llogaritë ishin hakuar, çuditërisht nuk u postua asgjë.
TikTok tha se ka mbyllur një problem kritik sigurie që u shfrytëzua për të kryer sulme kibernetike ndaj llogarive të profilit të lartë.
Një përfaqësues i TikTok tha se kompania aktualisht po punon për të rikthyer qasjen tek përdoruesit e prekur. Gjiganti i medias sociale nuk tha sesa llogari janë goditur nga sulmi, por CNN dhe Paris Hilton mendohet të kenë qenë prej shënjestrave.
Hakimi u krye përmes mesazheve të cilat kishin kod të dëmshëm. Gjatë kohës që llogaritë ishin hakuar, çuditërisht nuk u postua asgjë.
Mbetet e paqartë se kush është pas sulmit apo cili ishte objektivi i tyre me përjashtim të marrjes nën kontroll të llogarive të njerëzve të famshëm në TikTok.
Teknika e hakimit ishte e karakterit “zero-click”, që do të thotë se viktimat jo medoemos duhet të klikojë linkun që llogaritë e tyre të kompromentohen.
Ky nuk është hakimi i parë i TikTok. Vitin e kaluar 700 mijë llogari në Turqi u hakuan për shkak të kanaleve të pasigurta të SMS-ve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë