Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Zbulohen ngjyrat dhe konfigurimet e memories dhe hapësirës së familjes Galaxy S24

Familja Galaxy S24 do të debutojë në fillim të 2024 në evenimentin “Galaxy Unpacked” i cili është raportuar se do të mbahet më 17 Janar.

Zbulohen ngjyrat dhe konfigurimet e memories dhe hapësirës së familjes Galaxy S24

Një prej informatorëve më të besueshëm të industrisë së smartfonëve, Tech_Reve ka publikuar disa informacione në lidhje me Galaxy s24, Galaxy S24+ dhe Galaxy s24 Ultra.

Në mesin e tyre janë ngjyrat bazë dhe konfigurimet e memories dhe hapësirës.

Flagshipët e rinj të Samsung do të ofrohen në katër ngjyra: zezë, gri, vjollcë dhe verdhë. Me modelet e kaluara Samsung ka ofruar ngjyra ekskluzive për variante të ndryshme dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe me linjën e re.

Opsionet e memories janë tre duke konfirmuar raportimet e mëhershme: Galaxy S24 vjen me 8GB RAM dhe 128GB ose 256GB memorie; Galaxy S24+ vjen me 12GB RAM dhe 256GB ose 512GB memorie; dhe Galaxy S24 Ultra vjen me 12GB RAM dhe 256GB, 512GB ose 1TB memorie.

Sasia e memorie RAM të Galaxy S24 Ultra mund të zhgënjejë komunitetin. Gjatë verës disa modele testuese shfaqur në databaza të ndryshme online kishin shfaqur 16GB RAM për modelin S24 Ultra.

Me kërkesën në rritje për memorie nga aplikacionet AI, 12GB RAM mund të shndërrohet në pikën e dobët të një prej smartfonëve më solidë të Samsung për vitin e ardhshëm.

Familja Galaxy S24 do të debutojë në fillim të 2024 në evenimentin “Galaxy Unpacked” i cili është raportuar se do të mbahet më 17 Janar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L