Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

1 milionë dollarë kush hakon një telefon Samsung

Asokohe hakerët u shpërblyen me 125 mijë dollarë, një shumë që duket mikroskopike krahasuar me atë çfarë Samsung po ofron sot.

1 milionë dollarë kush hakon një telefon Samsung

Samsung e trajton sigurinë me prioritet të lartë. Mbase e kemi dëgjuar këtë fjali disa herë në të kaluarën dhe zakonisht vjen pas një hakimi apo thyerje sigurie të profilit të lartë.

Megjithatë kësaj here Samsung kërkon që të hakohet dhe kush e bën këtë do të shpërblehet me 1 milionë dollarë. Detyra është “e thjeshtë”: të hakohet Knox Vault me zero klikime (asnjë ndërveprim nga përdoruesi) dhe të vidhen kredencialet apo sende të tjera që mbahen brenda saj.

Samsung ka vendosur smartfonët e saj përpara hakerëve edhe në të kaluarën për të testuar sigurinë e tyre. Kujtojmë në 2023 hakerët që merrnin pjesë në konkursin Pwn2Own me sukses hakuan Galaxy S23 jo më pak se 4 herë duke përdorur probleme sigurie zero-ditore.

Asokohe hakerët u shpërblyen me 125 mijë dollarë, një shumë që duket mikroskopike krahasuar me atë çfarë Samsung po ofron sot.

Që kur hapi programin e shpërblimeve për hulumtuesit e sigurisë, Samsung thotë se ka paguar 5 milionë dollarë shpërblime. Në 2023 Samsung kishte paguaj afro 830 mijë dollarë hulumtuesve të sigurisë ndërsa 57 mijë dollarë për një problem të vetëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

82,990 L93,990 L

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

74,990 L79,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

27,990 L31,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A35 5G

22,990 L