iPhone 15 Pro fuqizohet nga çipi A17 Pro, i cili është i prodhuar në procesin 3-nanometër të TSMC.
Apple është gati të fillojë prodhimin e çipeve 2-nanometër vitin e ardhshëm duke përdorur teknologjinë e TSMC. Kompania më e madhe në botë e prodhimit të çipeve TSMC aktualisht ka bërë progres dhe pritet që çipet 2-nanometër do të prodhohen masivisht në 2025.
Disa spekulime sugjeronin se TSMC mund të detyrohet të shtyjë prodhimin në masë çipeve 2-nanometër deri në 2026 për shkak të pengesave teknike dhe aplikimit për herë të parë të teknologjisë Gate-All-Around (GAA).
Këto spekulime u rrëzuan nga ekzekutivi i lartë i kompanisë Zhang Xiaogang duke thënë se implementimi i GAA ka pasur 90 përqind sukses.
iPhone 15 Pro fuqizohet nga çipi A17 Pro, i cili është i prodhuar në procesin 3-nanometër të TSMC. Sa më të vogla proceset e prodhimit të çipeve, aq më shumë tranzistorë mund të vendosen në një hapësirë më të vogël duke garantuar kështu më shumë performancë dhe efikasitet.
Çipi më i fundit M4 i Apple i cili debutoi së fundit me iPad Pro, përdor një version të përmirësuar të teknologjisë 3-nanometër. Kalimi në çipet 2-nanometër duhet të sjellë më shumë përmirësimi, 10-15 përqind më tepër performancë dhe reduktim i konsumit të energjisë me 30 përqind krahasuar me procesin 3-nanometër.
Apple është klienti më i madh i TSMC dhe ky i fundit është i vetmi që mund të prodhojë çipe 2-nanometër dhe 3-nanometër në masë dhe me cilësinë që Apple kërkon. Çipet 2-nanometër mund të shfaqen për herë të parë në linjën iPhone 17 në 2025.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë