Abonimet Premium në X fillojnë nga 3 dollarë në muaj për planin Bazik dhe shkojnë në 8 dollarë në muaj për planin Premium dhe 16 dollarë në muaj për planin Premium+.
Së shpejti transmetimet live në X, ish-rrjetin social Twitter, do të ofrohen vetëm për përdoruesit me pagesë njoftoi kompania.
Ndryshimi do ta bëjë X të vetëm platformë madhore të medias sociale e cila tarifon për këtë funksionalitet që është falas në Facebook, Instagram, YouTube, Twitch dhe TikTok.
“Së shpejti, vetëm abonentët Premium do të mund të krijojnë livestream në X,” tha kompania.
X nuk dha asnjë shpjegim për këtë vendim por kompania në të kaluarën ka përdorur funksionaliteteve e avancuara si editimi i postimeve, shkrimi i teksteve të gjata apo heqjen e reklamave me pagesë për të joshur përdoruesit drejt planeve Premium.
Abonimet Premium në X fillojnë nga 3 dollarë në muaj për planin Bazik dhe shkojnë në 8 dollarë në muaj për planin Premium dhe 16 dollarë në muaj për planin Premium+.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë