Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Aplikacionin ChatGPT në macOS tashmë funksionon edhe pa një plan me pagesë

OpenAI lançoi aplikacionin gradualisht duke filluar me abonentët me pagesë Plus muajin e kaluar.

Aplikacionin ChatGPT në macOS tashmë funksionon edhe pa një plan me pagesë

Aplikacioni desktop ChatGPT në macOS tani është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit (për ata që kanë një procesor Apple) dhe sistemin macOS Sonoma ose versione më të fundit.

OpenAI lançoi aplikacionin gradualisht duke filluar me abonentët me pagesë Plus muajin e kaluar. ChatGPT tashmë ka një klient zyrtar macOS përpara se Windows të ketë një, diçka e papritur duke marrë në konsideratë faktin se Microsoft është partneri më i madh i OpenAI.

Sigurisht Windows 11-ta ka asistentit AI CoPilot të Microsoft dhe që fuqizohet nga modelet e OpenAI dhe mbase kjo shpjegon mungesën e ChatGPT në Windows.

Nga ana tjetër Apple dhe OpenAI po bashkëpunojnë për Apple Intelligence, platformën AI të Apple që vjen drejt fundit të këtij viti.

Aplikacioni Mac i ChatGPT përmban një shkurtesë tastiere ku përdoruesit mund të bëjnë pyetjet chatbotit. Pjesa tjetër e aplikacionit është identike me uebsajtin.

Ju mund të shkarkoni dhe instaloni ChatGPT për macOS nga OpenAI

Copyright: © PCWorld Albania