Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Samsung mund të kthehet nga MediaTek për çipet që do të fuqizojnë Galaxy S25

Raportohet se Samsung është duke konsideruar përdorimin e çipeve të MediaTek në disa variante Galaxy S25 për shkak të kostove të shtuara që do të ketë çipi flagship Snapdragon 8 Gen 4 i Qualcomm.

Samsung mund të kthehet nga MediaTek për çipet që do të fuqizojnë Galaxy S25

Ndërsa po përgatitemi për lançimin e gjeneratës së re të smartfonëve me ekrane me palosje të Samsung, raportime të reja kanë filluar të hedhin dritë mbi planet e Samsung për serinë Galaxy S25.

Në mesin e spekulimeve janë ndryshime të dizajnit dhe potencialisht përdorimin e çipeve të MediaTek. Përgjatë viteve të fundit, flagshipët Ultra të serisë Galaxy S kanë adoptuar identitetin e Galaxy Note me dizajnin dhe përfshirjen e lapsit S Pen.

Dizajni katror ikonik i Galaxy Note u adoptua por Galaxy S25 Ultra siç duket do të distancohet prej skajeve këndore, përkundrazi të adoptojë dizajnin me skaje të rrumbullakëta të Galaxy Note 7.

Kjo lë të kuptohet se ekrani mund të mos jetë më i rrafshët, diçka që Samsung vendosi ta adoptojë vetëm gjeneratën e fundit.

Gjithashtu raportohet se Samsung është duke konsideruar përdorimin e çipeve të MediaTek në disa variante Galaxy S25 për shkak të kostove të shtuara që do të ketë çipi flagship Snapdragon 8 Gen 4 i Qualcomm.

Është një lajm interesant duke pasur në konsideratë se smartfonët Samsung nuk kanë pasur asnjëherë një çip MediaTek.

Por me Exynos çfarë do të ndodhë? Edhe pse ishte raportuar se Exynos 2500 do të fuqizonte disa modele të S25, cilësia e dobët e prodhimit ka bërë që Samsung të ndryshojë planet..

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

82,990 L93,990 L

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

74,990 L79,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

27,990 L34,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S22 Ultra 5G 12/256-512GB

34,990 L46,990 L