Heqja e pajisjeve të Huawei dhe ZTE rrjetet bërthamë të 5G do të fillojë në 2026. Në fazën e dytë pjesët si antenat, linjat e transmisionit dhe kullat do të eliminohen brenda 2029.
Gjermania ka mbyllur një marrëveshje me kompanitë Kineze të telekomunikacionit si Huawei dhe ZTE duke i përjashtuar produktet e tyre nga rrjetet 5G tha ministri i brendshëm.
Marrëveshja vjen pas bisedimeve të realizuara mes Deutsche Telekom, Vodafone dhe Telefonica Deutschland dhe synon të mbrojë infrastrukturën kritike të Gjermanisë nga Kina, influenca e së cilët shihet si kërcënim sigurie.
Nancy Faser tha se Berlin kishte vënë në dijeni Pekinin për këtë marrëveshje dhe nuk priste asnjë reagim agresiv lidhur me përjashtimin e teknologjisë Kineze nga infrastrukturat e telekomunikimit.
Heqja e pajisjeve të Huawei dhe ZTE rrjetet bërthamë të 5G do të fillojë në 2026. Në fazën e dytë pjesët si antenat, linjat e transmisionit dhe kullat do të eliminohen brenda 2029.
Gjermania shihet si e ngelur pas kur bëhet fjalë për implementimin e masave të sigurisë së 5G nga Bashkimi Europian. Operatorët e telekomunikacionit janë ata që kanë bërë më së shumti rezistencë ndërsa Huawei thotë se siguria kibernetike në vend është politizuar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë