Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Aplikacioni Beach Master, “udhërrëfyesi” për një eksperiencë unike në det për pushuesit dhe bizneset

Edhe pse për momentin fokusi kryesor është në rezervimet e shezlongëve, vizioni i Beach Master është të dixhitalizojë çdo aspekt të bizneseve pranë bregdetit. Kjo përfshin menaxhimin e tavolinave në restorante, sportet ujore dhe aktivitete të tjera për të bërë eksperiencën në bregdet më të rehatshme dhe të organizuar.

Aplikacioni Beach Master, “udhërrëfyesi” për një eksperiencë unike në det për pushuesit dhe bizneset

Pushime Verore Perfekte? Aplikacioni Beach Master, “udhërrëfyesi” për një eksperiencë unike në det për pushuesit dhe bizneset

Në kulmin e sezonit turistik, përmirësimi i shërbimeve është thelbësor për një eksperiencë të këndshme. Një nga mjetet më të reja që synon të përmirësojë këtë eksperiencë është aplikacioni Beach Master, i krijuar për të ndihmuar pushuesit dhe bizneset në plazhet e Shqipërisë.

Çfarë është Beach Master?

Beach Master është një aplikacion inovativ që aktualisht u mundëson pushuesve të rezervojnë shezlongë. Aplikacioni ofron informacion të detajuar mbi plazhet, përfshirë çmimet, vendndodhjen dhe facilitetet. Pushuesit mund të shohin vlerësimet nga vizitorë të tjerë dhe të ndajnë përvojat e tyre të shërbimit.

Vizioni i Beach Master

Edhe pse për momentin fokusi kryesor është në rezervimet e shezlongëve, vizioni i Beach Master është të dixhitalizojë çdo aspekt të bizneseve pranë bregdetit. Kjo përfshin menaxhimin e tavolinave në restorante, sportet ujore dhe aktivitete të tjera për të bërë eksperiencën në bregdet më të rehatshme dhe të organizuar.

Përfitimet që do të kenë bizneset

Krijuesit e Beach Master kanë ideuar një metodë e cila do u hyjë në punë edhe bizneseve.

Bizneset në plazhe që do të jenë pjesë e platformës do mund të krijojnë dhe menaxhojnë profilet e tyre, do monitorojnë, do të kontrollojnë numrin e vizitorëve si dhe do të shfrytëzojnë të dhënat dhe raportet e detajuara për të përmirësuar shërbimet e tyre. Platforma do të lejojë edhe përgjigjet ndaj vlerësimeve të përdoruesve, duke ofruar një mundësi për të rritur cilësinë e shërbimit.

Plani për Plazhet Publike

Ndonëse për momentin rezervimi i shezlongëve është shërbimi kryesor që aplikacioni ofron, së shpejti synohet të zgjerohet edhe për plazhet publike. Kjo do të përfshijë gjurmimin e plazheve publike në kohë reale, llogaritjen e numrit të vizitorëve dhe hapësirave të zëna, si dhe ofrimin e informacionit mbi kushtet e sigurisë në det.

Aplikacioni web është i disponueshëm në https://beachmaster.io/ dhe shumë shpejt pritet të jetë i aksesueshëm edhe në Android dhe iOS.

Përpos rritjes së cilësisë së shërbimeve e shkurtimit të kohës, përparësisë që u jep ju dhe bizneseve, Beach Master mund ta konsideroni si “udhërrëfyesin” e pushimeve tuaja verore, i cili kujdeset gjithnjë t’ju ofrojë më të mirën.

Jehona e Beach Master do ndihet edhe përtej kufijve, shumë shpejti Beach Master synon të zgjerohet përtej Shqipërisë, duke përfshirë Greqinë, Kroacinë, Italinë dhe Spanjën, me aplikacionin që tashmë është gati për këto vende.

Beach Master u përzgjodh për të qenë pjesë e kohortës së 5-të të Uplift Albania në fillim të këtij viti, një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme që vjen për ti mbështetur ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L