Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Meta raporton të ardhura të larta nga reklamimi

Fitimi i kompanisë ishte 13.47 miliardë dollarë, një rritje me 73 përqind krahasuar me 7.79 miliardë dollarë që kishte një vit më parë.

Meta raporton të ardhura të larta nga reklamimi

Meta Platforms tejkaloi pritshmëritë e tregut duke raportuar rritje të shitjeve në tre mujorin e dytë. Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram tha se të ardhurat u rritën me 22 përqind për periudhën Prill-Qershor në 39.1 miliardë dollarë ndërsa analistët kishin parashikuar 38.3 miliardë dollarë.

CFO e kompanisë Susan Li tha se kompania po sheh një kërkesë të shëndetshme për reklamim në mbarë botën ndërsa po vilte frytet e një projekti shumëvjeçar të përdorimit të inteligjencës artificiale për të përmirësuar sistemet e reklamimit.

Fitimi i kompanisë ishte 13.47 miliardë dollarë, një rritje me 73 përqind krahasuar me 7.79 miliardë dollarë që kishte një vit më parë.

Shpenzimet gjatë këtij tre mujori ishin 23.2 miliardë dollarë

Gjiganti i media social sinjalizoi se do të vijojë të shpenzojë edhe në infrastrukturë të inteligjencës artificiale.

Sa i takon përdoruesve, Meta raportoi se kishte 3.27 miliardë njerëz aktivë në platformën e saj gjatë kësaj periudhe. Më përpara kompania raportonte përdoruesit aktivë ditorë dhe mujor ndërsa statistika e re raporton numrin e njerëzve që aksesojnë secilin prej aplikacioneve të saj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

41,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

59,990 L62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

82,990 L93,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

64,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro

89,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

103,990 L159,990 L