Implantimi i dytë u zbulua nga Elon Musk i cili tha detaje të pakta duke thënë se pacienti i dytë kishte një dëmtim të shtyllës kurrizore njëlloj si i pari i cili u paralizua në një aksident.
Neuralink tha se ka implantuar me sukses një pacient të dytë me çipin e saj i cili ju jep pacientëve të paralizuar aftësinë për të përdorur pajisjet dixhitale përmes mendjes.
Kompania është duke testuar pajisjen e saj, e cila ka për qëllim të ndihmojë njerëzit me dëmtime të shtyllës kurrizore. Përmes saj pacienti mund të luante video lojëra, të shfletonte në internet, të postonte në median sociale dhe të lëvizje kursorin e laptopit.
Implantimi i dytë u zbulua nga Elon Musk i cili tha detaje të pakta duke thënë se pacienti i dytë kishte një dëmtim të shtyllës kurrizore njëlloj si i pari i cili u paralizua në një aksident.
Musk tha se 400 elektrodat e implantit në pacientin e dytë janë plotësisht funksionale. Në uebsajtin e saj Neuralink thotë se implanti përdorur deri në 1,024 elektroda.
Ai tha se Neuralin pret që të aplikojë implantet edhe në tetë pacientë të tjerë këtë vit si pjesë e testimeve klinike.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë