Tani duhet të paguani për hapësirën cloud në CapCut. Aplikacioni ofron 2.49 dollarë në muaj për 100GB hapësirë dhe 7.49 dollarë në muaj për 1TB.
Aplikacioni i ByteDance për editimin e videove CapCut do të ndalojë së ofruar hapësirë cloud falas për hostimin e aseteve kreative pas datës 5 Gusht.
Në ditë e fundit përdoruesit kanë marrë njoftime nga CapCut për ndryshimin e termave të planit pa pagesë. Deri më sot kompania ofronte 1GB hapësirë cloud dhe nuk do të jetë më.
Tani duhet të paguani për hapësirën cloud në CapCut. Aplikacioni ofron 2.49 dollarë në muaj për 100GB hapësirë dhe 7.49 dollarë në muaj për 1TB.
Krijuesit duhet të blejnë hapësirë shtesë për të ndarë të dhënat e tyre. Aplikacionit gjithashtu ofronte deri në 5 bashkëpunëtor në një llogari me planin falas, por tani do të reduktohet në 2.
Konkurrenca në këtë hapësirë ka filluar të shtohet. YouTube filloi ofrimin e aplikacionit rival Create në 21 tregje ku përdoruesit mund të editojnë videot.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë