Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Aplikacioni X në Android lançon thirrjet video dhe audio

Një prej inxhinierëve të X konfirmoi se funksionaliteti do të jetë gjerësisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pas një përditësimi.

Aplikacioni X në Android lançon thirrjet video dhe audio

Rrjeti social X i Elon Musk filloi lançimin e thirrjeve audio dhe video direkt nga aplikacion për klientin Android.

Një prej inxhinierëve të X konfirmoi se funksionaliteti do të jetë gjerësisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pas një përditësimi.

Në Gusht të 2023, CEO Linda Yaccarino foli për herë të parë për thirrjet video në platformë dhe eventualisht erdhën për përdoruesit iOS në Tetor.

Megjithatë thirrjet ishin të disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë. Është një prej shumë gjërave që vetëm përdoruesit me pagesë të X mund ti bëjnë.

Përdoruesit mund të aktivizojnë ose çaktivizojnë thirrjet duke shkuar në Settings > Privacy and safety > Direct Messages > Enable audio and video calling.

E njëjta menu ju jep disa përdoruesve mundësinë për të kontrolluar kush mund ti telefonojë: kontaktet, njerëzit që ndjekin apo përdoruesit e verifikuar. Ata mund të zgjedhin disa prej këtyre opsioneve.

Ambicia e Elon Musk për ta shndërruar X në një aplikacion të “çdo gjëje” është ende aty. Në fillim të muajit kompania publikoi vizionin e saj për 2024 përfshirë lançimin e pagesave peer-to-peer.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

94,990 L104,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L